Fshati SenicëDelvinë ka pësuar dëme të mëdha nga zjarri që ka përfshirë atë zonë prej disa ditësh.

Pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, tregojnë banesat e djegura dhe tokat e shkretuara që ka lënë pas zjarri.

3-4 shtëpi janë shkatërruar nga flakët e zjarrit, po ashtu dhe kisha e Shën Dhimitrit të këtij fshati.

Ndërkohë, qindra ullinj dhe pemë janë shkatërruar nga zjarret e fuqishme.


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)