Një tjetër tragjedi është shënuar me emigrantë, teksa një trageti me 139 persona në bord është fundosur. Ngjarja ka ndodhur në Indonezi, ku kanë qenë dallgët e mëdha që kanë ‘përpirë’ mjetin lundrues, i cili ka pësuar një defekt gjatë lundrimit.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet tronditëse të fundosjes së tragetit, nga i cili mbetën katër persona të vdekur dhe disa të lënduar. Shumë njerëz u detyruan të hidheshin në det dhe të përballeshin me dallgët për të shpëtuar.
Pikërisht këto pamje janë publikuar në media, që të rrëqethin teksa shfaqin momentet kur njerëzit hidhen në det.
Komento