Pamundësia për të marrë një kredi bankare ka detyruar pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare t’I drejtohen huave joformale, te të afërm të njohur, apo te individë që I japin me fajde.

Sondazhi më I fundit I Bankës së Shqipërisë për huaamarrjen zbardh se në gjysmën e parë të vitit 30% e familjeve shqiptare kanë një hua për të paguar.

Në 43% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare), ndërsa në 57% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht në para të thata. Në vrojtim janë intervistuar një kampion rastësor prej 1,209 familjesh, ku rreth 54% i përkasin zonave urbane dhe 44% zonave rurale.
 
Tre qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum (35% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (31% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (13% e rasteve). Në ndryshim nga prirja e viteve të fundit, gjatë këtij viti, shpërndarja e qëllimit të kredisë është zhvendosur në favor të huamarrjes për blerje/riparim prone.

Në analizën e saj, Banka e Shqipërisë vlerëson se Mundësia për të marrë hua nga familjet është rritur lehtë në pjesën e parë të vitit, por mbetet poshtë nivelit të mesatares afatgjatë.
 
Në të kundërt të individëve, bizneset I janë drejtuar më së shumti bankave për të marrë kredi. Përkatësisht, 92.2% e ndërmarrjeve të vogla, 92.7% e atyre të mesme dhe 96.1% e atyre të mëdha e kanë përfituar huanë e tyre vetëm nga bankat, ndërkohë që pjesa tjetër kanë kombinuar një tërësi burimesh financimi.


dy.b/shqiptarja.com