TIRANË - Produkte unike me motive të lashta, dizajn modern, kolorit ngjyrash dhe shumëllojshmëri materialesh e formash janë ekspozuar në një panair pranë Piramidës. 40 artizanë nga i gjithë vendi që përfaqësojnë punën dhe produktet e 200 artizanëve të tjerë do ti ekspozojnë punimet e tyre për dy ditë rresh për të gjithë publikun duke i ftuar, që pse jo, të bëjnë edhe blerjet e dhuratave për festat e fund vitit.
Për herë të parë në këtë projekt është ndërthurur puna e të rinjve me eksperiencën e artizanëve të vjetër. Zv.ministria e Mirëqenies social Genta Sula e sheh këtë bashkëpunim si një nxitje për të gjithë të rinjtë për punësim
Artizanë nga Kuksi, Hasi, Tropoja, Korça, Tushemishti, Gjirokastra , Saranda e shumë rrethe të tjera kanë zgjedhur produktet më të mira për të rrëmbyer vëmendjen e blerësve.
Ky panair edhe pse sapo ka filluar, i ka dhënë rezultatet e para duke bërë që kjo zonjë të ketë marrë tre porositë e para.
Në këtë panair janë paraqitur edhe dizanj të rinj të cilët kanë dhënë kontributin e tyre duke ju ardhur në ndihmë artizanëve. Ky Panair do të qëndrojë i hapur për dy ditë pranë Piramidës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO