Vetëm 17 km larg qytetit të Sarandës, ndodhet Delvina me resurse historike e natyrore. Gjatë kësaj jave është zhvilluar panairi "shije delvinjote" me qëllim tërheqjen e turistëve të shumtë që vizitojnë bregdetin.
Në panair, artizanët prezantuan veshjet tradicionale, punime me dore, ndërsa një vend të veçantë zuri dhe kulinaria e zonës.
"Siç e shikoni qyteti është mbushur me banorë të ardhur nga emigracioni dhe turistë. Kemi vendosur të gjitha ato figura të rëndësishme të kulturës dhe sportit, tezga të artizanëve delvinjotë, mjeshtrat tanë kanë sjellë produkte të larmishme. Gjithashtu, kemi sot në vëmendje sazet e Delvinës, kulturës që është trashëguar. Do të doja shumë që gjithë turistët që kanë ardhur në Sarandë të vijnë edhe në Delvinë. Rruga Kardhiq-Delvinë mundëson shpejt ardhjen në Delvinë"., shprehet kryetarja e Bashkisë Majlinda Qilimi.
Në ditët festive në Delvinë, përveç prodhimeve të artizanëve dhe gatimeve të zonës, prezentë ka qenë dhe muzeu lëvizës me veshje tradicionale.
"Ne lëvizim në qytete të ndryshme të vendit për të prezantuar traditën tonë. Interes për të parë muzeun kanë kryesisht të huajt", u shpreh artizanja Edlira Sulaj.
Midis zonave që duhen vizituar në Delvinë janë Xhamia e Gjin Aleksit, shtëpitë karakteristike, Ura e Çinës, monument kulture i shekullit 18-të që dikur lidhte zonën e Labërisë me Bregdetin si dhe burimet e lumit Kalasë.
S.C/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor, 10:27
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri
23 Nëntor, 21:27
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20