Panairi 2015 sfidon aksionin
tatimor, librat shiten pa kupon

Panairi 2015 sfidon aksionin<br />tatimor, librat shiten pa kupon
TIRANE - “Librat në panairin e 18-të të librit “Tirana 2015” do të shiten pa kupon tatimor”, deklaroi kryetari i shoqatës së botuesve të Shqipërisë, Petrit Ymeri, në konferencën për shtyp që u mbajt sot në panairin e librit në Tiranë në praninë e botuesve dhe të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ymeri u shpreh se kjo bëhet për arsye praktike, ku sipas tij mosprerja e kuponit tatimor respekton lexuesin dhe librin.

“Respektohet libri dhe lexuesi, -tha Petrit Ymeri, -ne kemi mjete sekondare për përcaktimin e shitjeve, ato do të raportohen rregullisht, ndaj është bërë një marrëveshje për kuponin tatimor që ndihmon shitjen e librit dhe lexuesit që të mos rrinë në radhë. Ndërsa në edicionin e kaluar vetëm 4-5 shtëpi botuese prisnin rregullisht kupon për blerësin, në këtë edicion është vendosur që tregtohen librat pa kupon tatimor, edhe pse behete shitje me shumicë.

Duket se botuesit kanë arritur të bëjën një marrëveshje me qeverinë duke sifiduar askionin tatimor. Aksioni tatimor ka nisur zyrtarisht në fillim të shtatorit si një luftë kundër informalitetit, ku grupet e punës të administratës tatimore janë shpërndarë në gjithë territorin e vendit, dhe nuk kanë munguar gjobat dhe burgosjet, edhe bizneset e vogla dhe shitësit ambulantë.

Siç duket shoqata e botuesve ka bindur qeverinë që të ketë imunitet ndaj këtyre masave gjatë ditëve të panairit për të mos u përballur ne masa që shkojnë nga gjobat, te konfiskimi e deri te ndjekjet penale.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin