Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2016” ka prezantuar rreth 6 mijë tituj librash. Duke nisur që nga e premtja për tre ditë me radhë në qytetin e Fierit morën pjesë rreth 100 shtëpi botuese me vepra të autorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqipfolëse.
Panairi i Fierit në edicionin e tretë të tij ka zgjeruar kalendarin e veprimtarive me diskutime për autorët që kishin përvjetore si Shekspiri, Servantesi dhe autorët e njohur shqiptarë. Një konferencë shkencore u mbajt për krijimtarinë e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli dhe një tjetër për krijimtarinë letrare të akademikut Ali Aliu.
Në një takim të vecantë u ndan edhe cmimet e këtij panairi ku pena të njohura të letërsisë së trevave shqiptare si nga Maqedoni, Kosova, Mali I Zi, Shqipëria u vlersuan për punën e tyre.
MOTIVACIONET PANAIRI I LIBRIT 2016
Bashkim Hoxha: Për romanin më të mirë ME MOTIVACION: “Për romanin ‘Gruaja e shiut’, i cili sjell një galeri të gjerë personazhesh e ngjarjesh të ndërthurura mjeshtërisht në një narracion të rrjedhshëm”.
Shaip Beqiri: Për poezinë më të mirë ME MOTIVACION: “Për librin ‘Muranat e muzgut’ - simbiozë e imagjinatës poetike dhe perceptimit filozofik, duke sjellë një kostelacion të gjerë në kozmosin e letrave shqipe”.
Bujar Kule: Për krijimtari të veçantë ME MOTIVACION: “Për librin ‘Ylli i bijve të pellazgut’, nëpërmjet të cilit autori spikat mjeshtëri krijuese, duke sjellë bukur një histori të romanizuar, ku nuk mungojnë imazhet dhe argumentet”.
Mihal Krimçe: Për letërsi artistike në zhanrin fabul ME MOTIVACION: “Për librin ‘Dëgjoni fjalën time’, ku bien në sy fabulat e gjetura, harmonizimi bukur i ritmit, mendimit, fjalës artistike e mesazhit, si dhe për larminë e tematikës që përcjell”.
Në edicionin e tretë të këtij panairi morën pjesë 100 shtëpi botuese me 6 mijë tituj librash ku një mijë tituj ishin të rinj.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
mijë tituj librash, edhe nga diaspora">