Panairi i agroturizmit në Peqin, promovohen produktet ‘bio’, folklori dhe tradita e kulinarisë! Fermerët: Shteti të na subvencionojë

“Panairi i Agroturizmit”, u zhvillua për herë të parë në qytetin e Peqinit ku u promovuan veç produkteve Bio të zonës, edhe folklori dhe tradita e kulinarisë së trevave.

Prodhimet bujqësore Bio të zonës, punimet artistike tradicionale realizuar me mjeshtëri nga zonjat duararta, si dhe lementë të turizmit u bënë bashkë në një atmosferë festive në “Panairin Agroturistik” organizuar për herë të parë në Peqin.

Si asnjëherë tjetër qendra e qytetit të Peqinit mbante aromë vjeshte nga prodhimet e shumta të ekspozuara në tenda nga fermerët e zonës, ndërsa vërehej një ndërhyrje edhe përfshirje e brezit të ri.

Për Kryebashkiakun e Peqinit Bukurosh Maçi panaire të tilla vlen të kthehen në traditë pasi kanë si qëllim të promovojnë produktet e zonës po aq dhe të evidentojnë potencialet turistike dhe pasurinë folklorike të saj

“Me këtë panair që këtë organizojmë sot ne synojmë që të gjithë ato vlera që ka qyteti ynë dhe zona jonë ne t’i nxjerrim në pah. Këtu sot ka piktura, fermerë që kanë ekspozuar produkte e tyre. Peqin është vend i begatë ku prodhohet gjithçka dhe njerëzit këtu e duan punën.  Ne do e kthejmë në festë për çdo vit sepse e meritojnë këta banorë dhe këtë fermerë që të promovojnë këto produkte”, tha Bukurosh Maçi, kryetar I Bashkisë Peqin.

Vetë fermerët vunë në dukje disa nga problematikat që hasin në përditshmërinë e punës së tyre, duke gjykuar se organizime të tilla i afrojnë më shumë me konsumatorin.

“Shqipëria ka produkt shumë të mirë, por do çertifikime, do organizime, do ambalazhim etj”, tha një fermer.

“Punë ka deri diku ka por shteti duhet të na subvencionojë tek pjesa e bletëve se na e ka ulur gjysmë për gjysmë nga 10 mijë lekë për koshere na i kanë bërë 5 mijë.  Jemi nga Pajova”, thotë një fermer tjetër.

Të pranishëm në panair veç banorëve të zonës, ishin dhe fermerëve vendas dhe ata të zonave fqinje por  edhe vizitorë turistë ardhur nga bashkitë e tjera të qarkut, përfshirë dhe personalitete të politikës.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 22/09/2023 16:38

    Mos kerkoni subvensione nga shteti, por kerkoni te ngrihet Ministria e Industrise Ushqimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'