Panairi i arsimit/ 12 vende të botës shqyrtojnë aplikimet e studentëve shqiptarë

Për të tetin vit radhazi, në Shqipëri zhvillohet panairi i arsimit, ku 12 shkolla të mesme dhe të larta nga shumë vende të botës, i mundësojnë studentëve shqiptarë të studiojnë në universitetet dhe kolegjet më cilësore. Sipas menaxheres së këtij aktiviteti të mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe ambasada Britanike, Elena Kolami, këtë vit vihet re një rritje e numrit të nxënësve dhe studentëve që duan të vijojnë studimet jashtë vendit.

Këto universitete shpesh ofrojnë edhe bursa për studentët e ekselencës, ku më e madhja e dhënë deri më tani është ajo që mbulon 60% të shpenzimeve. Një prej gjimnazistëve që ka përfituar këtë bursë, Bjorna Përmeti, tregon se kjo është një urë për t'u pranuar për të studiuar në universitetet më të mira në botë.  Kolegjet dhe universitetet pjesëmarrëse në këtë panair studimi janë ato më në zë në botë dhe hapin rrugën e pranimit në universitete elita si Cambridge, Oxford, apo Harvard.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë