TIRANE- Vëllimi “Dokumente për Historinë e Shqipërisë (1623-1653) është një vazhdim dhe plotësim i vëllimeve të tjera me dokumente botuar nga Injac Zamputti para këtij të fundit. E ka përfunduar rreth viteve 1990-1991. Si gjithnjë ka punuar mbi mikrofilmat dhe fotokopjet që ia sillnin të tjerët nga arkivat e ndryshme, sidomos nga Arkivi i Vatikanit, kryesisht ai i Propaganda Fides. Atë vetë nuk e lanë asnjëherë të dilte e t’i shihte me sytë e vet origjinalet në ato arkiva. Por, duke pasur njohuri se ku gjendeshin ato dokumente, i drejtonte personat që dilnin jashtë Shqipërisë aty ku duhej. Këto baza për gjetjen dhe leximin e dokumenteve kanë filluar qysh në moshë mjaft të re tek ai, qysh në vitet ’30 të shekullit të kaluar, në Kolegjin Saverian ku ishte mësues, nën drejtimin e albanologut të mirënjohur A. Z. Valentinit.
/Shqiptarja.com





