TORINO- Stenda e Shqipërisë në panairin Ndërkombëtar të Librit që po zhvillohet në Torino, ka tërhequr shumë vizitorë. Njëri prej tyre, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndal u gjatë në stendën dedikuar letërsisë shqipe, ku janë ekspozuar botime të autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën italiane, si dhe një numër titujsh në shqip. Kryeministri e vlerësoi këtë Panair dhe praninë e Shqipërisë në të si një mundësi e rëndësishme për të thelluar njohjen dhe zgjeruar kontaktet mes dy kulturave.
“Është kënaqësi e veçantë që para kësaj stende mund më në fund të gjesh guidën e vetme në italisht të Tiranës dhe Shqipërisë, një punë e përbashkët e një shqiptari dhe një italiani. Një kënaqësi të dëgjosh edhe fjalët e presidentit të Panairit dhe të të tjerëve, për këtë nevojë për të vazhduar për të punuar së bashku dhe për të zgjeruar bashkëpunim mes nesh në mënyrë që letërsia dhe kultura shqiptare të njihet edhe më shumë e të jetë edhe më shumë e arritshme në Itali dhe anasjelltas”, u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë panairit zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Torinos, Piero Fassino. Pas takimit me Fassino, njëherësh edhe një nga politikanët e lartë të Partisë Demokratike Italiane, Kryeministri Rama u drejtoi një thirrje publike shqiptarëve në Itali të bëhen pjesë e të kontribuojnë në procesin europian të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
“Jo vetëm Shqipëria ka nevojë për Europën, por edhe Europa sot ka nevojë për shqiptarët e Italisë. Shqiptarët e Italisë duhet vërtet të mos e lënë t’u ikë kjo mundësi që kanë për të votuar në zgjedhjet evropiane. Dhe, pa asnjë dyshim, të votoni për Partinë Demokratike Italiane që është e vetmja forcë e madhe, e re, e këtij vendi që ka nevojë për energjinë dhe kurajën e Matteo Renzi-t”, tha Rama.
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino ku Shqipëria prezantohet me stendën e saj, është eventi kulturor më i madh në Itali dhe ndër më të njohurit në Europë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18