Panairi i Librit po afron/ Shoqata e Botuesve nis të zbulojë surprizat, autorë e përkthyes të njohur vendas e të huaj në stenda

 Panairi i Librit po afron/ Shoqata e Botuesve nis të zbulojë surprizat, autorë e përkthyes të njohur vendas e të huaj në stenda

Panairi i Librit 2023

Ngjarja më e madhe e librit po afron. Edicioni i 26-të i Panairit të Librit do të mbahet për 5 ditë radhazi në Pallatin e Kongreseve, nga data 15 deri në 19 nëntor. Si çdo vit, do të zhvillohet edhe kësaj here, konkursi i Çmimeve të Panairit për titujt e rinj nga të gjitha trevat shqiptare (për autorin, përkthyesin, librin më të mirë për fëmijë etj.)

Juria e përzgjedhur për të bërë vlerësimet përbëhet nga 5 anëtarë nga fusha e letërsisë dhe e kulturës, e udhëhequr nga gazetarja e kulturës dhe përkthyesja Arta Marku. (Anëtarët e tjerë janë; përkthyesi dhe gjuhëtari Aristotel Spiro,  shkrimtari Enkel Demi, pedagogu e përkthyesi Erion Kristo si dhe gazetarja e kulturës Monika Stafa).

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e drejtuar nga botuesi Petrit Ymeri, ka nisur gradualisht të zbulojë disa nga surprizat e këtij Panairi.

“Mendimi i bardhë” i Lilian Thuramin

Ish-kampion bote në vitin 1998 dhe kampion evropian në vitin 2000,  futbollisti i njohur francez, Lilian Thuramin, do të jetë në Panair për të prezantuar librin “Mendimi i bardhë. Ai është autor i disa veprave të cilat trajtojnë tema të diskriminimit dhe ka marrë disa çmime të rëndësishme për këtë veprimtari. Në vitin 2014, mori një doktoratë nderi për shkencat humanitare nga universitetet e Stokholmit në Suedi dhe Stirling në Skoci.

Autorë dhe përkthyes italian në stendat e Panairit

Alessio Puleo vetëm një nga shkrimtarët italianë që do të jenë të pranishëm në Panair. Ai është autor i disa librave si  “La mamma dei carabinieri” me parathënie nga Rita Borsellino, “Zemra ime të përket” i sjellë edhe në shqip me parathënie nga shkrimtari i njohur Federico Moçia. Po ashtu do të jetë edhe shkrimtarja italiane Viola Ardone që ka një sërë botimesh të suksesshme si  "La ricetta del cuore in subbuglio", "Një revolucion sentimental" dhe “Treni i fëmijëve” i sjellë edhe në shqip. Ky roman i përkthyer në mbi 30 gjuhë do të ekranizohet dhe pritet të jetë së shpejti në Netflix. Do të jetë në këtë Panair edhe përkthyesja e njohur Ilide Carmignani. Punon me shtëpitë botuese më prestigjioze italiane dhe cilësohet si “zëri” i autorëve Luis Sepúlvedas, Roberto Bolaños, Jorge Luis Borgesit, Julio Cortázarit etj

Në “Sofa” me Anisa Ymerin!

Sofaja e Librit e drejtuar nga Anisa Ymeri do të pres këtë vit personalitete të librit vendas dhe të huaj, për të njohur më shumë nga krijimtaria e tyre përmes intervistave.

 

 

 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë