Panairi i Midhjes do të çelet në Sarandë


TIRANE, 8 Maj /ATSH/- Në qytetin bregdetar të Sarandës në jug të vendit, dhjetëra kultivues midhjesh, restorante  dhe njësi tregtimi, janë duke përgatitur Festën e Midhjes, që do të organizohet kete te premte në mbrëmje. Burime nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, pjesëmarrës në këtë aktivitet, ben te ditur se, këtë vit, produkti do të promovohet së bashku me vajin e ullirit, një prej produkteve më cilësore të bregdetit jonian.
Panairi, sipas KASH-it, pritet të sjellë më shumë prodhues për të ekspozuar produktin e tyre, sfida më e madhe e produktit vijon të mbetet tregu europian. Midhja e liqenit të Butrintit prej vitesh po përballet me bllokadën e pamundësisë për eksport dhe promocionin e ulët në këtë drejtim.
Aktualisht ne liqenin e Butrintit me një sipërfaqe prej 1600 hektarësh, ndodhen rreth 78 impiante te prodhimit te saj me te cilat operojnë 50 subjekte private. Prodhimi i midhjes ne vit shkon ne 13 deri ne 15 mije kv. e,xh/f,n/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv