Shqipëria është prezantuar në panairin e Nongbos-it në Kinë me 20 sipërmarrje të prodhimeve agro-ushqimore duke synuar promovimin e produkteve kombëtare si: Vaji i ullirit, Mjalti, Bimët medicinave, Vera, Birra, Uji natyral dhe Prodhimet e brumit.
Ky është panairi i dytë i Investimeve dhe Tregtisë të vendeve në Nismën 16+1, në qytetin Ningbo, u vizitua nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ku pavijoni shqiptar tërhoqi vëmendjen e konsumatorëve dhe medias kineze.
Ndërsa, Televizioni Ningbo TV zhvilloi një intervistë me Ministren Ekonomi, ku u pyet për bashkëpunimin tregtar me Kinën dhe produktet shqiptare të reklamuara në këtë panair.
“Synimi i qeverisë shqiptare është intensifikimi i tregtisë me Kinën dhe vijimi i promovimit të turizmit shqiptar për qytetarët e Kinës, të cilët, vitet e fundit, kanë shfaqur interes për të vizituar Shqipërinë”, - tha Ministrja Ekonomi gjatë intervistës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com