Panairi “Prishtina 2012”
Ben Blushi, Elvira Dones më të shiturit

Panairi “Prishtina 2012” <br />Ben Blushi, Elvira Dones më të shiturit
PRISHTINE- Edicioni i panairit në Prishtinë, i cili filloi me katër qershor të këtij viti, ka përfunduar të dielën në Prishtinë. Sipas organizatorëve të tij, në këtë panair kanë marrë pjesë rreth 80 shtëpi botuese. Në një komunikatë për shtyp të Panairit, thuhet se numri i vizitorëve në Panairin e librit të sivjetmë ishte rreth 20 000, përderisa nuk kanë munguar edhe titujt e rinj. Edhe pse nuk bëhet i ditur numri i shitjeve, Shoqata e Botuesve të Kosovës ka paraqitur 10 titujt më të shitur të Panairit. Ndërsa shkrimtari kosovar Jusuf Buxhovi ka qenë në krye të TOP-listës, nga Shqipëria janë përfshirë në TOP-listën e panaririt Ben Blushi, Visar Zhiti e Elvira Dones.
TOP-Lista: 10 librat më të shitur
1. Jusuf Buxhovi: KOSOVA, 1-3
2. Adnan Merovci: NË HAP ME RUGOVËN
3. Albatros Rexhaj: BOMBË NË BEOGRAD
4. Blerim Shala: LIBRI I FITORES, 1-2
5. Visar Zhiti: FERRI I ÇARË
6. Orhan Pamuk: MUZEU I PAFAJËSISË
7. Elvira Dones: LUFTË E VOGËL E PËRKOR
8. Ben Blushi: SHQIPËRIA
9. Adem Demaçi: GJARPINJTË E GJAKUT
10. Elif Shafak: DYZET RREGULLA TË DASHURISË 
(dh.h/ns/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’