Panairi Mesdhetar i Turizmit, Klosi: Asnjë tolerim biznesit për ndotjen akustike

 Panairi Mesdhetar i Turizmit, Klosi: Asnjë tolerim biznesit për ndotjen akustike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Panairin Mesdhetar të Turizmit, duke apeluar që mos tolerohet asnjë biznes që shkaton ndotje akustike

Në forumin me kryetarë të bashkive dhe përfaqësues të pushtetit lokal, që u mbajt në Panairin Mesdhetar të Turizmit në Tiranë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri apel të gjitha bashkive që të mos tolerojnë asnjë biznes, i cili shkakton ndotje akustike. 

Deklaratë për media

Asnjë biznes që shkakton ndotje akustike nuk do të tolerohet. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i ka bërë apel bashkive që brenda muajit prill të kenë përcaktuar zonat dhe fashat e orarit ku do të lejohet dhe ku nuk do të lejohet muzika. Apeli, gjatë forumit me kryetarë të bashkive dhe përfaqësues të pushtetit lokal mbajtur në Panairin Mesdhetar të Turizmit në Tiranë. Ministri Klosi theksoi se do të fillojë inspektimet nga bashkitë me sezon më të ngarkuar turistik me qëllim verifikimin e situatës në vend.

I bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive, në mënyrë transparente, ta komunikojnë këtë gjatë gjithë muajit prill dhe maj me çdonjërin biznes që të orientojë dhe të mendojë planbiznesin e tij që ky do të jetë një rregull i cili nuk do të tolerohet që të shkelet.

Ministri Blendi Klosi

Të njëjtën masë ministri e kërkoi nga kryebashkiakët edhe për mjetet lundruese në det, ku theksoi përcaktimin e qartë të zonave ku mund të lejohen mjetet e shpejtësisë. Ministri Klosi kërkoi gjithashtu nga bashkitë që të marrin masat për sigurinë në plazhe ku bizneset duhet të kenë patjetër një person të licencuar për të dhënë ndihmën e parë.

Hedhja e mbeturinave dhe higjiena është gjithashtu një shqetësim për të cilin kreu i turizmit dhe mjedisit u kërkoi të gjitha inspektoriateve dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin masa dhe të mos tolerojnë asnjë veprim kundër ligjit. Minsitri Klosi kërkoi gjithashtu një bashkërendim me pushtetin lokal për projektin “Smile Albania” nëpërmjet të cilit do të punësohen 1 mijë të rinj dhe të reja që do të shërbejnë në të gjitha pikat kyçe të turizmit për mirëpritur dhe informuar turistët e huaj në Shqipëri

Ne duhet të jemi të qartë, ka një mënyrë për të garantuar një sezon të qetë turistik; zbatimi i ligjit për të gjithë. Ajo që ne duam të bëjmë që së bashku me Ministrinë e Brendshme, do të shkojmë bashki më bashki dhe do të përpiqemi të jem personalisht në të gjitha bashkitë ku ka sezon më të ngarkuar duke filluar nga Durrësi, Vlora, Lezha, Shkodra, Fieri, Lushnje Saranda, Himara, Berat, Gjirokastër, Tiranë po ashtu. Dhe të kemi të qartë brenda muajit prill, çdo zonë që do luajë muzikë me fasha orari. Në qoftë se vendosim që në qytet muzika gjatë javës do të jetë deri në orën 11 dhe në fundjavë mbase 12 ne duhet ta kemi të qartë çdo biznesi në atë territori. Muzika në 12 mbyllet dhe mbyllet. Jo njëri pse njeh shefin e komisariatit ta mbajë muzikën hapur tjetri se është miku i ministrit të mjedisit do të vazhdojë muzikën edhe gjysmë ore më shumë. Në qoftë se do të kemi rregulla të përcaktuar qarta ne do të kemi një garanci shumë të madhe që ky rregull do të zbatohet dhe jo vetëm në fillim të sezonit, por deri në ditën e fundit të sezonit. Dhe po ashtu bashkitë janë të lutura që brenda zbatimit të ligjit të përcaktojnë vendet ku muzika mund të shkojë gjatë gjithë natës, pasi padyshim ne njohim edhe atë grup shoqëror që shkon në plazh edhe për muzikën. Janë shumë të rinj e të reja që e duan muzikën, por të kenë vende të pëcaktuara qartë. Dhe jo i gjithë qyteti të bëhet një diskotekë gjigande e cila dëmton jashtëzakonisht shumë pushuesin klasik, i cili do qetësinë, bukurinë e detit, edhe muzikën deri në një orar të caktuar por që do të flejë edhe gjumë. Kjo nuk është më një gjë që mund të vazhdojë me idenë se ekonomia e tregut do të zgjidhë pozicionet. Jo. Do të ketë rregull të përcaktuar qartë përsa i përket muzikës. I bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive, në mënyrë transparente, ta komunikojnë këtë gjatë gjithë muajit prill dhe maj me çdonjërin biznes që të orientohet dhe të mendojë planbiznesin e tij. Ky do të jetë një rregull i cili nuk do të tolerohet që të shkelet. Duhet përcaktuar fasha dhe zona qoftë edhe propozimin që ka kryetari i bashkisë së Vlorës edhe duke përcaktuar ditë kur Vlora mund të jetë një diskotekë gjigande dhe të themi në këtë datë ne muajin korrik Vlora është non stop muzikë, por ama ta dimë, ta kemi të qartë, ta përcaktojmë.

Ministri Blendi klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë