Të ushqesh tek brezat e rinj kuriozitetin e dashurinë për kulturën. Me këtë qasje, në qytetin muze të Beratit u çel panairi i Trashëgimisë Kulturore “Unë kujdesem për Trashëgiminë”, me objekte arti e artizani që janë pjesë e vlerave kulturore të qytetit të lashtë.
Për herë të parë, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit, grumbulluan nga familjet e tyre objekte artizanale dhe i prezantuan ato në stendat e 22 shkollave pjesmarrëse.
Të rinj të veshur me kostume tradicionale të paraardhësve të krahinës së Beratit sollën në pedonalen e qytetit objekte nga 50 deri në 500 vjeçare, nga ku krijuan një atmosferë festive për qytetarët e Beratit.
Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Berat, Selman Hodaj thotë për Shqiptarja.com se panaire të këtij lloji janë instrumente që jo vetëm promovojnë vlerat e trashëgimisë së Beratit, por ndihmojnë në zhvillimin intelektual e kulturor të nxënësve.
Sipas Hodajt, bashkëpunimi me institucione si Dejtoria e Muzeut, e kthejnë shkollën në një komunitet ndërktiv që e integron nxënësin me kulturën dhe e kthen këtë të fundit në dije të një lloji të veçantë.

FOTO
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com