Panairi shpall çmimet për krijuesit
 e përkthimin. Nesër autori i vitit

Panairi shpall çmimet për krijuesit<br /> e përkthimin. Nesër autori i vitit
Panairi i librit “Tirana 2015” ka shpërndarë sot në drekë çmimet e panairit të 18-të të Librit. Panairi do të vijojë të qëndrojë i çelur ehde ditën e nesërme., ndërsa sot  juria e përbërë nga emra si  Diana Kastrati, Lili Sula, Gëzim Qëndro, Behar Gjoka dhe Alfred Lela shpalli çmimet për autorët më të mirë në Panairin e Librit “Tirana 2015”.

Në një ceremoni të organizuar nga shoqata e botuesve të Shqipërisë juria ka vlerësuar fituesit pasi u shqyrtuan dhe analizuan 34 libra që i përkasin prodhimit letrar me autor shqiptarë në prozë, 7 poezi, 11 eseistikë dhe 38 përkthime e shqipërime. Pasi kaluan dhe u kualifikuan në gjysëmfinale 52 tituj, në finale shkuan vetëm 28, nga të cilët çmimet u fituan nga:

Çmimi për përkthimin më të mirë: Mira Meksi
 
Për përkthimin e romanit “Identiteti” nga Milan Kundera
Motivacioni: “Për një shqipërim të pasur, me rrjedhësi leksikore, për një gjuhë intelektuale që ndjek elegancën e Kunderës, thellësinë, natyrshmërinë e  tij dhe stilin delikat.”

Çmimi për autorin më të mirë të vitit: Parid Teferiçi
 
Për librin me poezi “Largësi ideale”
Motivacioni:  “Për prurje të qenësishme të një ligjërimi modern, me një strukturë dinamike e poetike, me pikëprerje origjinale edhe në artet e tjera.”

Çmimi për letërsinë për fëmijë: Shkëlzen Zalli

Për librin “Kurora me banane”
Motivacioni: “Për fabulat e gjetura dhe interesante, ku shkrihet loja e thjeshtë me mendimin, për vargjet melodike dhe ritmike si edhe për fjalën e bukur që nxit përfytyrime të drejta tek lexuesi kudo në botë.”

Çmimi i përkthimit Fan.S.Noli:  Shpëtim Çuçka
 
Jepet nga UET dhe Shoqata e Botuesve me motivacionin:
“Për një punë dhjetëravjeçare, plot pasion e seriozitet të rrallë profesional, për talentin e veçantë për prurjen në një shqipe të pasur të shumë autorëve dhe veprave nga gjuhë klasike e moderne.”

Ndërkohë që pritet që gjatë ditës së nesërme të jepet edhe çmimi i fundit “Çmimi për autorin e vitit”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Balla 'përvojë spanjolle' për policinë rrugore shqiptare, kamerat e trupit Live për ngjarjet

Balla 'përvojë spanjolle' për policinë rrugore shqiptare, kamerat e trupit Live për ngjarjet