Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një organizim që sjell në vëmendje traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri.
Gjelat e detit këtë vit në Peqin po tregtohen me 1000 deri në 1200 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur por fermerët, theksojnë se çmimi nuk e justifikon mundin.
Ata gjithashtu thonë se gjelat e therur të importit po i dëmtojnë, ndërsa nga shteti nuk kanë përfituar asnjë subvencion që ta vijojnë traditën shumëvjeçare.
'Unë kam 60-70 krerë, po duhet të mos hyjnë nga jashtë që ne të shesim më shumë', tha një fermerë.
Deri tani nuk kemi marrë subvencionim nga shteti, ka kosto shumë, po ne e kemi traditë, Peqini nuk e ka humbur këtë traditë', tha një tjetër.
'Duam ndihmë nga shteti se ushqimet janë shumë të shtrenjta', tha një tjetër fermerë.
Vetëm në Peqin mbarështohen çdo vit rreth 30 mijë krerë gjela deti. Drejtuesit lokal tregojnë arsyet pse është i veçantë ky shpend në këto zona.
Panairi i këtij viti u mbajt në muret historike të kalasë së Peqinit. Aktiviteti mblodhi bashkë fermerë, qytetarë dhe vizitorë, me qëllim promovimin e prodhimeve lokale dhe traditave gastronomike të zonës.
Komente











Cmimi nuk e justifikon mundin,thone keta! Po te blesh puplat,koken,kthetrat,glasat e zoret,me ate cmim,ose dhe me te shtrenjte sic doni ju,justifikohet mundi?! Mund te justifikohet /mundi/juaj,por jo i bleresit qe kursen tere vitin per kete dite.Mundi(parate) i bleresit shkon nje pjese e mire te puplat e pjeset e tjera qe nuk konsumohen e qe ju ua llogarrisni si cmim e mund.Une kur e ble ketu,e ble te therrur,te lare,pa ato /humbjet/qe numerova lart,cmimin e paguaj per mish e skeletin e brendshem e te vetmen gje qe gjej brenda eshte zemra,melcia,gurmazi e qafa,qe behen supe,jo pupla e glasa.
Përgjigju