Panajot Pano është grek i Shqipërisë

Panajot Pano është grek i Shqipërisë

Banderola e tifozëve të Partizanit

Për herë të parë u shfaq diçka e pështirë në shkallët e stadiumeve shqiptare. Kamerat që transmetonin ndeshjen e fundit të Partizanit fiksuan banderolën: një grek më pak, një bastard më pak. Neveria mu shtua akoma më shumë kur kujtova se lojtari më I madh I të gjitha kohërave të Partizanit është Panajot Pano, një grek I Shqipërisë. I tillë ishte dhe Lefter Millo. Po ashtu, grekë të Shqipërisë janë Vasillaq Zëri , Arjan Xhumba, Arjan Bellai, Altin Haxhi të cilët kanë veshur me nder, për vite me rradhë, fanellën kuq e zi. Kontributi I tyre në kombëtaren shqiptare do të kujtohet me të njëjtin respekt edhe kur të harrohet vrasja e një fantaksuri në Bularat , fshat që për herë të parë besoj se është dëgjuar si në Tiranë ashtu dhe Athinë.

Pavarësisht se për tre ditë me rradhë të gjithë po flasin pafundësisht askush nuk pyet se kush e çoi mish për top 35-vjecarin që la jetime një vajzë të mitur. Askush nuk thotë se kujt I duhej një “hero”. Greqia është në një moment crucial politik, në prag të zgjedhjeve , me një qeveri që mëton të arrijë marrëveshje historike me dy fqinjët e saj : Maqedoninë dhe Shqipërinë. Cipras ka guxuar dhe është shpallur tradhëtar nga ekstremi hipernacionalist. Këtyre grupimeve I përkiste dhe I ndjeri. Në Ballkan prej shekujsh është krijuar një klishe. Ata që konsiderohen heronj nga njëra palë janë terroristë për palën tjetër. Duhet thënë që në fillim se ky nuk është rasti.

Kacipas nuk mund të jetë hero. Madje nuk mund të arrijë as përmasat e Daut Hoxhës që u harrua pak kohë pasi u vra. Rrethanat janë të tjera. Heronjtë nuk I prodhon vrasja, I krijon shtypja. Lindin nga mungesa e lirisë. Pavarësisht zhurmës se madhe të ngjashme me ca kazanë bosh që rrokullisen sokaqeve, Agimi I artë nuk ka krijuar terren në minoritetin grek në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë : grekët e Shqipërisë kurrë nuk janë shtypur si të tillë nga çdo rregjim në 106 vitet e ekzistencës së shtetit shqiptar, madje dhe në kohën e diktaturës komuniste . Hoxha I “ Ego o Enveris” e diskriminonte pozitivisht. Dropulli ishte një nga krahinat ku përqëndroheshin më shumë se kudo investime shtetërore në përpjekjen për ta paraqitur këtë krahinë si një vitrinë marketingu të “epërsisë së sistemit socialist”.

Ata qindra vetë që dalin çdo vit në ndonjë shesh të Athinës duke kërkuar zbatimin e Protokollit të Korfuzit janë kaq të paditur e të palexuar sa nuk e dinë që grekët e Shqipërisë sot gëzojnë shumë më tepër të drejta sec u jepte protokolli I hartuar në emër të shqiptarëve nga një kolonel holandez 104 vjet më parë. Shqipëria , ndryshe nga Greqia, ka nëshkruar dhe zbatuar konventën për mbrojtjen e minoriteteve.

Në zonën e minoritetit gjithcka është greke : administrata vetëm me grekë, kishat me priftërinj grekë. Madje në fshatrat e minoritetit shkollat janë të gjitha në gjuhën greke dhe ndonëse ato janë të zbrazura për shkak të emigracionit, qeveria shqiptare paguan mbajtjen e shkollave ku ka më shumë mësues se nxënës. Si për ta çuar në ekstrem diskriminimin pozitiv dy grupimeve fshatrash , Dropullit dhe Finiqit, u është dhënë statusi I bashkisë, kundër çdo kriteri administrativ. 

Ne shqiptarët duhet tu njohim një meritë grekëve të Shqipërisë : janë minoriteti më luajal në Ballkan. Meritë është dhe e jona, shqiptarëve. Pa paragjykim , pa asnjë kompleks I kemi integruar në jetën tonë. Mijëra martesa interetnike janë vetëm aspekti njerëzor. Nuk dihet ndonjë rast tjetër në Ballkan kur një shtet të bëjë shef të shtatmadorisë, apo ministër të mbrojtjes një përfaqësues të pakicës , pikërisht të asaj pakice që shteti amë ka patur rivendikime territoriale, pa përmendur një duzinë ministrash të tjerë vetëm në dy dekadat e fundit. 

Nëse e shikon me vëmëndje zhurrmën e pafund që ka mbërthyer opinionin publik ajo ngjan disi me pamjet që u regjistruan me celular pak para vrasjes së Kacipas. Të gjithë shikojnë si të shastisur nga kafja e fshatit krismat e një të çmenduri. Opinioni po shikon se si ekstremistët po dominojnë skenën. Protagonistë janë ata që e kanë biznes nacionalizmin. Këto ditë , ata po bëjnë potere pa fund. Këpusin mufka që I bëjnë bashkëkombasit të tundin kokën me trishtim.

Ndonëse në heshtje e dinë se ata që bërtasin ashtu ua do biznesi që dita ditës u shkon më për dreq. Shikoni pak sa vota merr PBDNJ apo Omonia në të paktën 10 votimet e fundit. Minoriteti grek përfaqësohet në Parlament nga grekë që I përkasin partive të mëdha shqiptare. Ndjehen totalisht të integruar.

Dhe si për ironi të fatit chantre I helenizmit grek në Shqipëri hyri në Parlament vetëm dhe falë votave të një çami, Dashit të Havasë. Shakaja e këtij biznesi që ka si koperturë fondet e restuarimit të kishave arrin që më malinji I tyre , ai që shpreson prej 20 vjetësh të projektohet një skenar boshnjak në skërkat e Dropullit, është një dhjak martuar me një came. Nuk ka më kreativë se ballkanasit në biznes. Ca më tepër në kohë krize kur fondet nuk rrjedhin lumë. Ca më tepër kur qeveritë prej vitesh I kanë flakur si mbetje të shekullit XIX kërkohen burim tjetër : Agimi I artë. 

Banderola e vendosur gjatë ndeshjes së Partizanit duhet të shkaktojë alarm. Biznesi I nacionalizmit u shfaq për herë të parë dhe në Shqipëri. Duhet mbytur që në vezë. Pavarësisht se ka shumë vetë që akuzojnë se ajo banderolë u vendos për të tërhequr vëmendjen , për të mbuluar skandalet e fundit në Shqipëri , skandale që në Vuno dhe Filat I quajnë klepsje, duhet bërë gjithcka që kjo të mos përsëritet. Nëse ka një gjë që na bën superiorë në debatin politik me Greqinë është se ne nuk kemi një Parti Agimi I Artë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 1821: 31/10/2018 08:30

    ..Helladha eshte Arberi..,dhe Helenet e rinj jane Arbanite apo Arbereshe!!..shiko pak si dhe kush jane heronjte e Shtetit te 1821..

    Përgjigju
  • lexuesi: 30/10/2018 23:01

    Nje nga shkrimet qe ka vetem te verteta. Por si gjithmone kur dikujt i jep cdo gje (qe mbase dhe I meritojne qe ti kene minoritetet) kerkojne qiqra ne hell thone. Nuk degjuam ndonje deputet minoritar te protestoj per vrasjet e padrejta te shqiptareve ne greqi. Ky "hero" e kishte hak plumbin sepse paska akoma nga ata qe nuk e kane kuptuar qe kur ngre Armen kunder policis eshte njesoj sikur ja ke fut vetes. Edhe nje gje te fundit kisha: une vete jam minoritar grek dhe minoritaret (te pakten greket) kane qene gjithmone me te privilegjuar akoma edhe ne komunizem.

    Përgjigju
  • Hetuesi: 30/10/2018 20:40

    Kjo shkresa ne foto mba era Anustas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja