Pas zbulimit të emrit të tij në skandalin e “Panama Papers”, presioni mbi kryeministrin britanik David Cameron është shtuar. Mijëra njerëz u mblodhën përpara rezidencës së tij në Doëning Street në Londër, për të kërkuar dorëheqjen e shefit të qeverisë.
“Cameron duhet të ikë”, “Konservatorët të largohen”, ishin disa nga pankartat, që protestuesit mbanin në duar. Protesta vjen pak ditë pas demonstratave popullore në Islandë, që çuan në dorëheqjen e kryeministrit.

Vetë kryeministri pranoi se është fajtor për mënyrën sesi e trajtoi çështjen e aksioneve në një shoqërie offshore, pronë e të atit te tij, por që i kishte shitur përpara se të merrte postin e shefit të qeverisë në vitin 2010.
Në një forum të konservatorëve britanikë ai deklaroi se duhej ta kishte përballuar më mirë krizën e shkaktuar nga skandali.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

FOTO