Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka zhvilluar takimin përmbyllës të fundvitit me përfaqësuesit e medias në ambjentet e Panaireve të Ministrisë së Bujqësisë .
“Në fokus kemi Strategjine e Peshkimit si dhe atë të Akuakulturës ndërsa kemi nisur edhe programin e "Rimëkëmbjes nga përmbytjet, me komponentët e infrastrukturës në vlerën e 6.2 milion euro dhe ai i kompensimit me 6,4 milion euro," ka theksuar ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Panariti.
Kreu i bujqësisë shqiptare gjatë këtij takimi ka bërë publik edhe raportin e eksport/import i cili është përmirësuar në nivelin 1:5 nga 1:6 që ishte në vitin 2014.
Gjatë këtij takimi ministri Panariti ka folur gjithashtu edhe rreth projekteve bujqësore në programin IPARD II si dhe stimulimi i përdorimit të teknologjive të zhvilluara dhe inovacionit do të nxisin rritjen e mëtejshme të prodhimit bujqësor vendas dhe standartet e prodhimit.
“Viti 2015 shënoi një rritje të prodhimit bujqësor e blegtoral me rreth 2,9% krahasuar me vitin 2014. Prodhimi i perimeve u rrit 8%, prodhimi i drufrutoreve me 11,4%, dhe i agrumeve 43%” - tha Panariti.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com