Edmond Panariti
Tiranë, 2 Shkurt / ATSH - Pas mbledhjes që qeveria ka zhvilluar mbremjen e te henes, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, theksoi ne nje konference shtypi nga Kryeministria, se "Ministria e Bujqësisë ka ndjekur me një fokus të veçantë rrjetin e hidrovoreve, që deri më tani ka funksionuar mjaft mirë".
"Kemi te bejme me nje situatë të jashtëzakonshme me rastin e lumit Vjosë, që ka pasur prurje historike", u shpreh ministri Panariti, duke shtuar se "në bashkepunim me ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes, kemi bëre maksimumin për largimin në kohë të njerëzve nga zonat e përmbytuara dhe kemi minimizuar dëmet në bageti".
"Situata është dhe pritet të jetë edhe më e rënduar sipas agjencive meteorologjike, të cilat japin informacione se siatuata do të jetë me shira te vazhdueshme, por shtabet tona do të jenë në gadishmëri të plotë dhe çdo strukturë do të jetë në sintoni të plotë në përballimin e çdo lloj situate, që do të mbikqyret 24 orë", tha ministri Panariti.
/k.m//a.ke/