Në vijim të vizitës së tij në SHBA, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u prit në një takim nga Kongresmeni Robert Aderholt,Kryetar i Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë ku mori mbështetjen e tij për projektet e Shqipërisë për sektorin e bujqësisë.

Panariti njohu Kongresmenin Aderholt me arritjen e Shqipërisë në sektorin bujqësisë dhe rritjes së eksportit të bimëve aromatike në tregun amerikan, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve përpunuese dhe ekstraktuese duke i dhënë prodhimeve bujqësore një vlerë të shtuar.

Panariti i kërkoi Kryetarit të Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë, Robert Aderholt mbështetjen për zhvillimin e bujqësisë në zonat e pafavorizuara të Shqipërisë.
 
Gjatë takimit, Panariti dhe Aderholt biseduan edhe për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së peshkut dhe krijimit të mundësive të reja me qëllim rritjen e kapaciteteve të saj përpunuese dhe të eksporteve drejt SHBA.
 
Kryetari i Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë, Robert Aderholt vlerësoi bujqësinë si një ndër sektorët prioritar për zhvillim e ekonomisë dhe premtoi mbështetje amerikane për realizimin e këtyre projekteve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)