TIRANE - Ndonëse qeveria Shqiptare ka kërkuar largimin e kompanisë Ceke nga Shqipëria me pretendimin e mosrespektimit të kontratës, komunikimi me qeverinë Çeke vijon normalisht. Kjo është bërë i ditur nga ministri i jashtëm Edmond Panariti gjatë një konference shtypi më homlogun e tij kosovar Enver Hoxhaj. Ai shtoi se është detyrim i qeverisë shqiptare të njoftojë partnerët e saj në lidhje më këtë proces.

“Eshtë normale të kemi komunkim për çështje të rëndësishme me kompaninë CEZ. Ju e dini tashmë që ne kemi nisur procedurat për largimin e kompanisë Ceke për mosrespektimin e kontratës nga ana e saj. Ne kemi për detyrë të informojmë partnerët tanë Ceke në lidhje me këtë proces, kjo është pjesë e një dialogu normal”.

PROTOKOLL PER PARTNERITET SHQIPERI - KOSOVE
Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë përkatësisht Hoxhaj dhe Panariti kanë nënshkruar sot një protokoll bashkëpunimi për partneritet strategjik midis dy vendeve.

Plani zhvillimor për të dy vendet përfshin investime të përbashkëta në ekonomi, energjetikë, teknologji, pyje, arsim etj.

Plani përfshin investime të përbashkëta kryesisht në ekonomi dhe energjetikë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hoxhaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare me ministrin e jashtëm të Shqipërisë Panariti. Homologët kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi përkatësisht midis dy vendeve për një partneritet strategjik.

Plani zhvillimor për të dy vendet përfshin investime të përbashëkta në ekonomi, energjetikë, teknologji, pyje, arsim etj. Panariti e cilësoi marrëdhënien midis dy vendeve si një marrëdhënie të shkëlqyer strategjike.

Ndërsa Hoxhaj e ka quajtur këtë si një bashëkpunim të koordinuar mes dy shtetesh të pavarura dhe sovrane. Ai u shpreh mirnjohës ndaj Panaritit dhe krerëve të tjerë politikë te Shqipërisë ndaj kërkesave të tyre për njohjen e Republikës se Kosovës.

Në fund Hoxhaj tha se procesi i njohjes së Kosovës është i pandalshëm dhe për këtë ka ndikuar edhe dialogu në prezantimin e saj.

(ad.ti/je/shqiptarja.com)