Panariti: Falenderojmë qeverinë
dha 100 mln lekë për përmbytjet

Panariti: Falenderojmë qeverinë<br />dha 100 mln lekë për përmbytjet
Ministri Edmond Panariti ishte në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ku foli për prioritetet e ministrisë së Bujqësisë.
 
Në fjalën e tij ministri ka falenderuar qeverinë për plotësimin në mënyrë urgjente të kërkesës për investime në zonat e përmbytjeve me rreth 100 milionë lekë.

“Vitin që vjen pritet të gjenerohen rreth 50 mijë euro në bujqesi, nga fondi i garancisë. Viti që po mbyllet njohu sukses në sistemet e vaditjes dhe në sistemin e rehabilitimit të argjinaturave që ndikuan në përmbytje”, tha Panariti.

Ministri Panariti ka komentuar edhe sëmundjen e dermatozës nodulare e cila sipas tij ishte e pashmangshme.
 
“Lidhur me dermatozën, nuk mund të shpëtonim nag ajo. Dhashë alarmin para se të mbërrinte dhe ndëhymë me vaksinën në zonat kufitare për parandalimin e përhapjes e më pas në stabilimentet e mëdha dhe stabilimentet s'kanë asnjë kokë të prekur”, u shpeh Panariti.

panariti ne komision
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë raportimit në komision


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai