GJENEVË - Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, u takua me Presidentin e Republikës Federale Gjermane, z. Joachim Gauck, gjatë punimeve të sesionit të 22-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, që po mbahet në Gjenevë.
Burimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë bënë të ditur se gjatë takimit bashkëbiseduesit i cilësuan si të shkëlqyera raportet mes dy qeverive dhe popujve, dëshmi e së cilave ishte vizita e suksesshme e Ministrit të Jashtëm gjerman ditët e fundit në Tiranë.
Ministri Panariti e falenderoi Presidentin gjerman për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.
Presidenti Gauck përshendeti progresin që ka shënuar Shqipëria vitet e fundit dhe konfirmoi vullnetin e Gjermanisë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.
Gjithashtu, sot Ministri Panariti u takua dhe me Ministren britanike të Shtetit, baroneshën Sayeeda Ëarsi.
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh dhe ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Ministri Panariti e informoi ministren britanike mbi progresin e shënuar në Shqipëri në drejtim të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe posaçërisht të pakicave, në përputhje me standardet e përparuara ndërkombëtare. Nga ana e saj Ministrja britanike shprehu vlerësimet për modelin e shoqërisë shqiptare ku mbizotëron toleranca dhe harmonia fetare.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com