Panariti: Fermerët me NIPT nuk
ngarkohen me detyrime tatimore

Panariti: Fermerët me NIPT nuk<br />ngarkohen me detyrime tatimore
TIRANË, 5 Tetor - Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, i bëri thirrje sot fermerëve dhe prodhuesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të formalizojnë aktivitetin e tyre për të përfituar mbështetje nga fondet e qeverisë dhe Bashkimit Evropian.

I pranishëm në një takim për formalizimin e bujqësisë me fermerë dhe grumbullues të prodhimeve bujqësore në zonën e Këmishtajt në rrethin e Lushnjes, Panariti deklaroi se “fermerët e regjistruar me NIPT, nuk u ngarkohen detyrime tatimore për vlerën nën 5 milionë lekë të prodhimit të deklaruar”.

Sipas ministrit Panariti, bujqësia shqiptare ndodhet në një moment kyç, atë të formalizimit të saj. Në këtë pikë, hallka më e rëndësishme është marrja e kartës nga fermerët dhe regjstrimi i tyre me numër NIPT-i.  Ministri Panariti sqaroi fermerët se, marrja e NIPT-it nuk i ngarkon ata me detyrim tatimor, por i identifikon si prodhues dhe i bën përfitues të skemave subvensionale.

Në këtë takim, merrnin pjesë deputeti i qarkut Fier Robert Bitri, drejtori i drejtorisë Rajonale të Tatimeve Fier, Albert Malaj, kryetari i Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, drejtori i Bujqësisë Lushnje, Agim Rrasa, agropërpunues dhe fermerë.

panariti

Fermerët në këtë takim me ministrin kërkuan ngritjen e tregjeve për shitjen e prodhimeve të tyre, si edhe garanci për blerjen e farërave cilësore. Në këtë drejtim, miniistri Panariti theksoi se, në pikat e grumbullimit do të bëhet shitja e kontrolluar e farërave bujqësore dhe të çertifikuara.

Drejtori Malaj, nga ana e tij, sqaroi se ligji i detyron fermerët të regjistrohen pranë QKR-së, për marrjen e NIPT-it, por një xhiro vjetore e tyre nën 5 milionë lekë të reja nuk i detyron ata të paguajnë tatime, mbi këtë xhiro ata tatohen”, tha ai.

Bashkëpunimi ndërmjet fermerëve dhe specialistëve të bujqësisë, për kohën kur ata duhet të mbjellin është në favor të rritjes së të ardhurave të prodhuesve, theksoi deputeti i qarkut Fier, Robert Bitri.

Deri tani në drejtorinë rajonale të Tatim- Taksave në Fier janë regjistruar mbi 1500 fermerë prodhues të cilët kanë marrë numër NIPT-i si edhe kanë kryer formalizimin e ekonomise bujqësore. Ky formalizim do t’u hapë rrugën edhe për eksportet bujqësore në tregjet evropiane. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë