Panariti: Forcimi rrjetit laboratorik rajonal siguron cilësinë e ushqimit, nga fabrikat te konsumatori

/ATSH/- Ministria e Bujqësisë garanton siguri ushqimore në tregjet e vendit.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar rrjetin laboratorik rajonal për të bërë të mundur analizimin e cilësisë së ushqimit nga fabrikat apo fermat, deri tek konsumatori.
Në një prononcim për mediat, lidhur me çështjen e ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se mishi i përpunuar shkakton kancer, Ministri Panariti tha se nuk ka vend për panik.
Sipas Ministrit Panariti nga analizat e kryera rezulton se përbërësit që përdoren për përpuniminë e mishit nga industritë e prodhimit të produkteve të sallamit në vend janë në nivele normale të përcaktuara nga OBSH. Por kujdes duhet patur për prodhimet e importit. Me rrezik sipas Panaritit është përdorimi në masë të tepruar të produkteve dhe mishrave të përpunuar. Ai këshillon që të konsumohen produktet natyrale pa shtim të përbërësve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social