Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar sot nga Saranda se formalizimi i bujqësisë do të rrisë eksesin tek instrumentet financues.

Kjo deklaratë ëhstë bërë në një takim kombëtar të agrobiznesit të organizuar nga Këshilli i Agrobiznesit Shqipëtar (KASH), për të diskutuar mbi informalitetin, paketën fiskale dhe skemat e ujitjes në sektorin bujqësor.

Politikat tona, vijoj kreu i Bujqësisë, synojnë lehtësimin e procedurave tatimore për fermerin. Ndërsa kërkoi nga organet tatimore që të mos penalizojnë fermerët për shkak të mosinformimit të tyre në kohë.Formalizimi nuk duhet të jetë proces pengues, por lehtësues për fermerët”- tha ministri Panariti.
 
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputeti i qarkut Gjirokastër Vangjel Tavo, nënprefekti i Sarandës Ilir Hysi, kryetari i KASH-it Agim Rrapaj, përfaqësues nga drejtoria e tatimeve, fermerë dhe agrobiznesmenë të zonës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)