/ATSH-Miranda Sadiku /- I cilësuar si Panairi i Gjelit të Detit, i kthyer në traditë në qytetin e Peqinit, këtë vit ky panair është zhvilluar në kalanë e lashtë të këtij qyteti, me inisiativë të deputetit Alfred Peza.
Qyteti i Peqinit njihet si zonë tradicionale për mbarështrimin e gjelit të detit. Një shpend i cili në kohën e diktaturës mbarështohej në kooperativa të përqëndruar në tufa, sot gjendet në çdo familje fermeri të Peqinit dhe fshatrave të tij.
Në këtë Panair ka marrë pjresë edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panairi, përfaqësures të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, fermerë etj. Pasi ka parë nga afër këtë panair ku veç gjelit të detit fermerët kanë shpalosur edhe prodhimet e tyre bujqësore dhe blektorale , Ministri Panariti ka deklaruar se " ve re një interes të mbarështimit të gjelit të detit, dhe jam shumë mitrënjohës për këtë vullnet dhe dëshirë për mbarështimin e gjelit të detit.
Rrethi i Peqinit e ka kthyer në traditë gjelin e detit, dhe për këtë arsye ne do të bëjmë çështë e mundur për ta promovuar këtë produkt me shumë vlera, jo vetëm në tregjet e tona por në hapësirat e mbarë shqiptare.
Veç kësaj këtij produkti ne do t'i vejmë edhe një emër, Gjeli i Peqinit. Prodhimet duhet të idetifikohen, dhe për këtë Ministria e Bujqësisë së bashkë me fermerët duhet të idetifikojnë ambalazhin dhe ti japin një emër të vendit ku ata rriten".
Nga ana e tij deputeti Peza uke vlerësuar këtë panair ka deklaruar se " ky panair është një projekt për të bërë Preqinin në kryeqytetin e Gjelit të Detit, pasi të gjithë e dinë se i gjeli i Peqinit është gjeli më i mirë, dhe kjo është arsyeja se dhjetra qytetarë nga Tirana dhe Durrësi kanë ardhur sot në këtë Panair për të blerë gjelin e detit për festën e fundvitit, duke e cilësuar si simboli i tavolinës së Vitit të Ri".
Sot çdo familje e fshatit Përparim dhe Pajovë, nuk mund të quhet pa pasur së paku 40 krerë gjela deti.
Vitet e fundit mbarështrimi i gjelit të detit ka marrë përmasa të mëdha në qytetin e Peqinit, duke u përdorur edhe për sigurimin e jetesës.
Mësohet se vetëm në qarkun e Elbasanit mbarështohen rreth 50 mijë krerë gjela deti në vit.
/Shqiptarja.com