INSTAT nuk di të bëjë përllogaritje që realisht mësohen që në shkollën fillore. Kështu u shpreh nga Mirdita, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pas raportit të INSTAT që e nxjerr këtë sektor me rënie. Duke iu referuar treguesve, Ministri Panariti tha se bujqësia ka patur rritje të eksporteve me 25 %, e cila sigurisht nuk mund të përkthehet në -0.5 %.
Sipas Panaritit INSTAT duhet të ndryshoj metodologjinë me të cilët nxjerr statistikat e sajë, pasi bujqësia ka rritje.
"Së pari, më duket se këtu matematika nuk punon mirë, ose le të themi ose të themi, më mirë nuk u punon aritmetika. për arsye sepse një sektor i cili në mënyrë të provuar ë3shtë rritur 25% vitin e kaluar në eksporte, nuk mund të konsiderohet në një sektor që nuk zhvillohet, aq më tepër në rritje. Edhe një nxënës i fillores e di që +25 nuk është baraz me -0.5. Prandaj, ftoj miqësisht INSTAT-in që të shikojë metodologjinë e përllogaritjes së statistikave të bujqësisë", u shpreh Panariti.
Sipas ministrit shifrat janë të pasakta pasi INSTAT përfshinë në llogari sektorin e pyjeve që janë nën moratorium si dhe duhet të futen në përllogaritje të këtij sektori agro-përpunimi që është lidhje e drejtpërdrejtë me bujqësinë dhe jo industrinë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO