Panariti-Lu: Shqipëria nevojë
për dekriminalizimin e politikës

Panariti-Lu: Shqipëria nevojë<br />për dekriminalizimin e politikës
Dekriminalizimin i politikës mbetet sërish tema kryesore e çdo diskutimi mes krerëve të lartë të qeverisë dhe trupave diplomatikë në vend.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u takua sot në zyrën e tij me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Drejtorin e USAID, me të cilët diskutoi rreth procesit të dekriminalizimit të institucioneve dhe të politikës në përgjithësi.

Panariti dhe Lu ndanë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e ndarjes përfundimtare të politikes nga të gjitha nivelet.

Mbështetja që qeveria amerikane ka dhënë nëpërmjet programit USAID për rimëkëmbjen e zonave të përmbytura ishte një nga kontributet për të cilat ministri Panariti falënderoi ambasadorin LU.

Ambasadori Lu, e siguroi Ministrin Panariti për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë Amerikane për zhvillimin e Bujqësisë nëpërmjet programeve të cilat synojnë rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë dhe krijimit të vlerës së shtuar.

Panariti i shprehu ambasadorit Lu dëshirën për të parë sa më parë investime të drejtpërdrejta Amerikane në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit. Ambasadori Lu theksoi se ai do të angazhohej personalisht për të nxitur praninë e bizneseve të njohura në fushën e ushqimit në Shqipëri. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron