Panariti: Maqedonia “luftë
tregtare” ndaj produkteve tona

Panariti: Maqedonia “luftë<br />tregtare” ndaj produkteve tona
TIRANE- Prodhimet bujqësore shqiptare po bllokohen nga pala maqedonase në pikën kufitare të Bllacës, me argumentin se nuk shoqërohen me certifikata të rregullta fitosanitare. Ky fakt u soll në vëmendje nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë takimit të Ministrave të Europës Juglindore, të cilët po diskutojnë në Tiranë për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Sipas tij, kjo është një situatë e përsëritur nga autoritetet doganore të shtetit fqinj, si pasojë se së cilës janë penalizuar prodhuesit shqiptarë dhe asnjëherë nuk janë marrë masat e duhura, që ky fenomen të mos përsëritet më. Ministri Edmond Panariti drejtoi takimin e 9-të të ministrave të Bujqësisë së rajonit, pasi Shqipëria mori edhe Presidencën e radhës të Grupit për Zhvillimin Rural Regjional. Fokusi i saj ishte bashkëpunimi për interesin e përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
 
“Lufta”
Ministri Panariti, në konferencën e organizuar nga sekretari i përgjithshëm i Grupit për Zhvillimin Rural Regjional Boban Iliç, theksoi se kjo është “luftë tregtare” e vërtetë, që nuk duhet të ndodhë më. “Ngjarje të kësaj natyre duhet të evitohen me bashkëpunim mes vendeve, duke njehsuar praktikat, procedurat, standardet, duke zbatuar jo në mënyrë diskriminuese marrëveshjet fitosanitare sepse gjërat bëhen edhe në emër të tyre. Këto ngjarje marrin edhe trajtën e luftërave tregtare. Jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë takimit të ministrave të bujqësisë. Ndërsa Boban Iliç, Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit Rajonal për Zhvillimin Rural, tha: “Nuk jam këtu në emër të qeverisë maqedonase. Jam maqedonas, por drejtoj platformën për bashkëpunimin rajonal. Brenda saj po punojmë për të lehtësuar konfliktet dhe gjetur, siç thotë ministri, një zgjidhje të qëndrueshme”.
 
Bllokimet
Ndërkohë që ky nuk është rasti i parë kur produktet shqiptare bllokohen nga pala maqedonase. Jo më larg se fillimi qershori i këtij viti, disa kamionë me produkte bujqësore nga Shqipëria që kishin si destinacion tregun e Maqedonisë u bllokuan në vendkalimin kufitar të Bllacës. Bëhej fjalë për 4 kamionë të ngarkuar me 54 ton domate, 8 ton tranguj, 900 kg lakër, 2 ton rrepë të kuqe, 9 ton shalqi dhe 1,5 ton pjepër. Kamionët pritën me ditë të hynin në Maqedoni duke rrezikuar seriozisht prishjen e produkteve. Autoritetet maqedonase argumentuan në atë kohë se produkteve u mungonin analizat përkatëse.

Sipas tyre kontrollet ndaj produkteve shqiptarë nuk kishin qëllim mbrojtjen e prodhimit vendas por mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Autoritetet maqedonase theksuan në atë kohë se vonesa erdhi për shkak të procedurave të vërtetimit të besueshmërisë së  besueshmërinë e dokumentacionit të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Edmond Panariti ju drejtua me një letër homologut maqedonas, ku theksoi se veprimet e njëanshme nuk i kontribuojnë marrëdhënieve dypalëshe.
 

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Ik te Mali me Gropa

Edison Ypi: Ik te Mali me Gropa