TIRANE, 2 Shkurt /ATSH/- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, deklaroi sot se, situata e përkeqësur e motit ka shkaktuar përmbytjen e 3 mijë hektarëve tokë bujqësore, si dhe  dëme të konsiderueshme në blegtori.
Ministri Panariti, i cili ndodhet në terren për të ndjekur nga afër situatën e krijuar, në një intervistë telefonike për mediat  u shpreh se, vendi është përfshirë ditët e fundit nga rreshje shiu të dënduar dhe me intensitet të paparashikuar duke kapur vlerat më të mëdha historike.
Në këto kushte shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë prurje të mëdha uji në lumin Vjosë, duke shkaktuar dhe përmbytjen e dhjatra ha tokë bujqësore kryesisht në qarkun e Fierit dhe Vlorës.
Në këto kushte u shpreh Ministri Panarit, na u desh të zbatojmë Planin B për evakuimin e popullatës në këto zona si dhe të bagëtive. Nga inspektimi i vazhdueshëm rezulton se, hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë dhe po tërheqin ujin nga kanalet parësore dhe dytësore, ndërsa mbeten probleme kanalet e treta, tha kreu i Bujqësisë, duke evidentuar se ato ndodhen në pronat e fermerëve.
Mbi këto kanale tha Panariti janë ndërtuar objekte me leje dhe pa leje, të cilat krijojnë problem të madha për thithjen e ujit. Gjithësesei deklaroi Panariti, drejtoritë e bujqësisë dhe bordet e kullimit po ndjekin me përparësi çdo zhvillimin në zonat problematike. Prioritet është të mbajmë në pune rrjetet e hidrovoreve dhe kullimit. /e,xh/./a.g/