Panariti me Reynders: Vlerësim
për uljen e azilkërkuesve në Belgjikë

DUBLIN, Irlandë - Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti gjatë Ministerialit të OSBE-së në Dublin të Irlandës, zhvilloi një takim edhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Belgjikës Didier Reynders.

Të dy ministrat vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Në këtë kuadër Ministri Belg vlerësoi ne mënyrë të veçantë angazhimin e Shqipërisë në drejtim të uljes së numrit të azilkërkuesve në Belgjikë.

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve si dhe ndanë mendimin se ekzistojnë ende hapësira për konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjithë fushat me interes të ndërsjellët, duke u ndalur në veçanërisht në rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit ekonomik.

Ndërkaq, ministrat vlerësuan se nënshkrimi së shpejti i marrëveshjes dypalëshe për Sigurimet Shoqërore dhe plotësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor do të jenë hapa konkretë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve.

Më tej, Ministri Panariti u ndal në procesin e reformave që janë ndërmarrë në vend në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Ai theksoi se njohja nga Këshilli i Ministrave të BE e zhvillimeve pozitive që janë shënuar në Shqipëri nëpërmjet dhënies së statusit të vendit kandidat do të ishte një inkurajim i fuqishëm për vazhdimin e progresit të reformave me synimin që vendi të jetë i gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në të ardhmen e afërt, -bëhet e ditur nëpërmjet njoftimi të zyrës së shtypit të MInistrisë së Punëve të Jashtme shqiptare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën