TIRANE- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti priti në një takim zyrtarë të KE, ku u premtuan fonde për fermerët dhe agrobizneset. Gjatë takimit me përfaqësues të lartë nga Drejtoria e Zgjerimit në Komisionin Europian (DG Enlargement) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komisionin Europian (DG Agri), ai diskutoi lidhur me hapat që do të merren për të përthithur në mënyrë maksimale fondet e BE-së për bujqësinë, në kuadër të programit IPA (fondet para anëtarësimit për 2014-2020).
Në fjalën e tij, Panariti premtoi angazhimin total për forcimin e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural AZHBR, maksimalizimin e përpjekjeve për të rritur aftësinë përthithëse të fondeve, si dhe shtimin e numrit të aplikantëve mes fermerëve, për t’i marrë këto fonde dhe për t’i investuar në fermat apo agroindustrinë e tyre.
“Së shpejti kemi si objektiv për të shpallur thirrjen e tretë nëpërmjet ‘IPARD like’ që do bëjë të mundur që akoma më shumë fermerë të përfitojnë nga fondet që vihen në dispozicion nga BE përmes ‘IPARD like’.
Besoj se prania e zotërinjve këtu, do jetë një rast për të parë së bashku mënyrat dhe rrugët e përdorimit të efektshëm të këtyre fondeve dhe për t’i shtuar në të ardhmen, në funksion të ambicies sonë për të marrë sa më shpejt statusin e kandidatit, që do jetë një mundësi edhe më e madhe për zgjerimin e fondeve të asistencës nga ana e e BE, për bujqësinë shqiptare”, deklaroi Panariti.
Sakaq, zyrtarët e KE kërkuan krijimin e gjithë kushteve për zgjerimin e Agjencisë së Pagesave ose AZHBR-së, trajnimin e stafit të kësaj agjencie që do të merret me lëvrimin e fondeve të BE për fermerët.
Redaksia Online
(m.s/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com