Gjatë këtij takimi Panariti u shpreh se për shpenzimet që nuk i mbulon buxheti janë skemat e financimeve nga BE.
Panariti u shpreh “Sfida jonë është të ndihmojmë fermerët. Në radhë të parë, bashkërisht, duhet të mbështesim fermerët.”
Në kuadër të kësaj ministri u shpreh se së shpejti do të hapen pikat e pritjes së fermerëve. “Këto zyra s’do shërbejnë vetëm për t’i pritur por edhe t’i orientuar e ndihmuar ata sesi të shkruajnë projekte”, tha Panariti.
Ministri nënvizoi më tej se bankat tashmë nuk janë më mosbesuese ndaj investimeve në bujqësi.
“Bankat, ju dhe ne kemi interes që të këto para të lëvrohen, të futen në punë e të mos rrinë aty. Bankat kanë qenë mosbesuese ndaj investimeve në bujqësi, por situata ka ndryshuar dhe bankat janë më të prirura të investojnë në bujqësi. Bankat, tashmë janë më të sigurta që të japin kredi për fermerët, pasi janë të qeta, sepse në çdo rast të keq, është fondi i garancisë ai që i mbulon”, tha Panariti.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com