Panariti në kompaninë fason:
LSI, mbështetje për këtë sektor 

Panariti në kompaninë fason:<br />LSI, mbështetje për këtë sektor 
Ministri i Bujqësisë dhe kandidati për deputet në Qarkun e Korçës i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, i shoqëruar dhe nga kandidati Piro Kapurani, vizitoi sot një biznes fason në qytetin e Korçës.

Duke bashkëbiseduar me gra e vajza të rrobaqepësisë, ai deklaroi se në programin e LSI-së është mbështetja pa kufi e këtij lloj aktiviteti, pasi është një nga mënyrat më të mira të mbështetjes dhe rritjes së punësimit në vend.
 
"Duke ju përgëzuar për punën që bëni, dua të theksoj faktin se Lëvizja Socialiste per Integrim ka qenë  dhe do të jetë, me një program konkret, të mirmenduar, mbështetëse e kompanive fasone në vendin tonë. LSI do të mbështesë aktivitete të tilla që secila punëson qindra persona, duke i lehtësuar ato nga detyrimet fiskale", tha Panariti.
 
Ndërkohë, kandidati tjetër për deputet i LSI, Piro Kapurani, iu kërkoi punonjësve të ndërmarrjes fasone ku ndodheshin për vizite, që të mbështesin LSI-në në zgjedhjet e 25 qershorit.

[gallery]22606[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur