Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujrave Edmond Panariti ka takuar kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin Europian,Paolo de Castro ku i ka kërkuar që PE të mbështesë ndërtimin e porteve të peshkimit në Shqipëri, kantierëve të riparimit te anijeve dhe merkatove të peshkut. 

Panariti e de castro kanë diskutuar për sfidat e sektorit e peshkimit dhe të akuakulturës, ku hapja e eksporteve për molusqet dhe zgjerimi i eksportit të prodhimeve të detit ishin tema qëndrore e bisedës.

Europarlamentari de Castro, theksoi nevojen e përmbylljes sa me parë të një marreveshje në këtë drejtim dhe premtoi mbështetjen e Parlamentit Europian për të siguruar edhe mbeshtetjen e Komisionit Europian në ketë drejtim. 

Gjithashtu në takim u diskutua edhe mbi mundësinë e rritjes së kapaciteteve të peshkimit nga flota shqiptare nëpërmjet modernizimit të saj me mjete bashkëkohore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)