Panariti për embargon ruse:Ka 1 vit
por tani cilësohet si bllokim politik

Panariti për embargon ruse:Ka 1 vit<br />por tani cilësohet si bllokim politik
TIRANË - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për embargon ruse ndaj produkteve shqiptare. Në një deklarim për mediat Ministri ka deklaruar se Shqiperia ka nje vit që ndodhet nën embargon ruse.

“Shqipëria ka një vit që ndodhet nën embargon ruse. Ndryshimi është se atëherë u motivua kinse si shkelje proceduriale, ndërsa tani cilësohet si bllokim politik. Kjo nuk e pengoi bujqësinë shqiptare të dyfishojë eksportet e fruta-perimeve nga Lushnja, Berati, Elbasani krahasuar me një vit më parë. Në 2014, Shqipëria u ndalua padrejtësisht të eksportonte prodhime bujqësore në Rusi, për shkak se firma të vendeve të BE nën embargo kalonin prodhimet e tyre në Rusi, duke përdorur certifikata të falsifikuara shqiptare të printuara në vendet e tyre. Kjo na detyroi të nxjerrim certifikata me elemente të larta sigurie dhe problemi u zgjidh. Autoritetet ruse pranuan të rihapin eksportet. Tani bllokimi motivohet politikisht. Në shtator unë do të vizitojë Ukrainën për të nënshkruar marrëveshje për eksport masiv të frutave, perimeve dhe prodhimeve bujqësore të përpunuara. Këtë vit bujqësia ka shënuar një bum të paparë të eksporteve bujqësore, një provë kjo e suksesit të politikave të mbështetjes së krijimit të zinxhirit të vlerave. Të mos harrojmë se ky ishte vit përmbytjeje, e megjithatë kemi një rritje të ndjeshme të prodhimit dhe eksporteve.” - deklaroi Panariti.
 
Autoritetet ruse, dy ditë më parë publikuan listën e vendeve që për shkak se kanë mbështetur embargon e SHBA-BE ndaj Moskës do t’i nënshtrohen embargos për produketet dhe me këtyre vendeve është dhe Shqipëria. Ndërsa vendosja e embargos u bë zyrtare dje nga vetë kryeministri Dmitry Medvedev.
 
Ministri Panariti konfirmon se në shtator do të udhëtojë drejt Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje për eksportin e frutave perime
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur