Panariti për Report Tv:Ministrat
e LSI-së nuk do japin dorëheqje

Panariti për Report Tv:Ministrat<br />e LSI-së nuk do japin dorëheqje
Ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI, Edmond Panariti, tha gjatë një prononcimi për Report Tv se ministrat e kësaj force politike nuk largohen nga detyra pas prishjes së koalicionit PS-LSI.
 
Sipas tij, qeverisja është përgjegjësi dhe ministrat do vijojnë punën deri në fund, ndërsa shton se fokusi i ardhësm i LSI-së në opozitë do jetë një organizim i gjerë me përfshirjen e shumë masave të shoqërisë.
 
“Nuk e konsiderojmë qeverisjen një shaka, qeverisja është përgjegjësi dhe ne do vijojmë punën deri në fund.

Kemi qenë kontestues të shumë reformave, të shumë reformave të marra nga PS, kemi pasur mendimin tonë kritik.
 
Aksioni politik i LSI do të përfshijë shumë shtresa shoqërore, një qeverisje nuk mund të mbahet me epiqendrat e qyteteve, fasadave”
, u shpreh ministri i LSI, Edmond Panariti.
 
Nga Konventa e LSI ku u zgjodh kryetare Monika Kryemadhi, Panariti komentoi edhe rezultatin e LSI në zonën e tij zgjedhore në Korccë ku ai kryesonte listën e kandidatëve.
 
Sipas tij, LSI shënoi rritje, pavarësisht se u përballën me presione dhe tentativa për blerjen e votës.
 
“LSI shënoi rritje, pavarësisht nga shantazhi, dhuna, presioni, ndaj anëtarëve, komisionerëve, mjafton të përmend që gjendet i arrestuar një nga komisionerët tonë pa një akuzë.
 
U ndërhy dhunshëm në proces për të dekurajuar. Për pak arritëm të nxirrnim deputetin e dytë në Qarkun e Korçës.
 
Kemi mbajtur shënim dhe shpresojmë që ndërkombëtarët që kanë të kenë shënuar dhe mbajtur shënim atë që ka ndodhur.
 
Ne jemi përgatitur për programin opozitar. Ne do të jemi një opozitë shumë dinamike, aktive, nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ndalojmë së denoncuari me abuzimet me pushtetit.
 
Ashtu si po ndodh me punonjësit tanë në administratë të cilët janë duke u pushuar ende pa u kryer trazicioni politik
”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. 

Ministrat e LSI në Qeveri
Klajda Gjosha - Ministre e Integrimit

Lefter Koka - Ministër i Mjedisit

Edmond Panariti - Ministër i Bujqësisë

Sokol Dervishi - Ministër i Transporteve

Në detyrë edhe ministrat teknikë të PD
Pas fitores së një mandati të dytë nga ana e Partisë Socialiste me 74 vota, vëmendja shkon tani tek kabineti qeveritar teknik.
 
Në bazë të marrëveshjes me Partinë Demokratike, në kabinet janë edhe 6 ministra teknikë të propozuar nga PD dhe një zëvendëskryeministër: funksioni i tyre ishte të monitorojnë procesin zgjedhor dhe asgjë më shumë.

Por çfarë ndodh tani që procesi u mbyll? 

Të kontaktuar nga Report Tv ministrat teknikë kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të japin dorëheqjen, por do të vijojnë të jenë në detyrë. 

Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Gazmend Bardhi, Mirela Karabino Arben Beqiri, Xhuljeta Kertusha dhe Ledina Mandija si zv/kryeministre vijojnë të mbajnë detyrën, pavarësisht se zgjedhjet kanë një javë që kanë përfunduar dhe normalisht detyra e tyre për monitorimin e procesit ka mbaruar këtu.

Ministrat teknikë të PD  

Ledina Mandija - Zv/Kryeministre

Mirela Karabina - Ministre e Arsimit

Xhuljeta Kërtusha - Ministre e Punës dhe Mirëqenies

Dritan Demiraj - Ministër i Brendshëm 

Gazmend Bardhi - Ministër i Drejtësisë

Helga Vukaj - Ministre e Financave

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem