TIRANE – Ambasadori amerikan Arvizu u prit sot në një takim nga Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti. Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të ministrisë. Thelbi i diskutimeve të tyre ishte çështja e tërheqjes së 34 mijë trupave amerikane nga Afganistani, vitin e ardhshëm.
Ministri Panariti, lidhur me angazhimin e Shqipërisë në Afganistan në kuadër të NATO-s, tha se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbetet e angazhuar edhe më tej në dhënien e kontributit e saj në drejtim të proceseve të tranzicionit dhe mbështetjes së Forcës së Sigurisë në Afganistan.
Ambasadori amerikan nga ana e tij vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere aktive në Afganistan.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu rreth zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe zhvillimeve në rajon. Ministri Panariti konfirmoi edhe një herë rolin e Qeverisë Shqiptare si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajonin tonë.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com