TIRANE- Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, do të zhvillojë një vizitë në Strasburg ku do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që do të zhvillohet në datat 1 - 5 tetor 2012.

Ministri i Jashtëm, në cilësinë e presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, do të raportojë sot paradite përpara parlamentarëve të 47 vendeve anëtare mbi aktivitetin e Komitetit të Ministrave, si dhe mbi ecurinë e implementimit të prioriteteve të kryesisë shqiptare të KiE-së.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, z. Panariti do të zhvillojë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, z. Jagland, Presidentin e Asamblesë Parlamentare, z. Mignon si dhe me shtetas shqiptarë të punësuar në Këshillin e Europës.
(sg/shqiptarja.com)