TIRANE - Ministri i Jashtëm Edmond Panariti priti ditën e sotme në një takim kortezie ambasadorin grek Leonidas C. Rokanas. Në takim u theksua domosdoshmëria për të avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u ra dakord për të zgjidhur çështjet konkrete, në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Sipas njoftimit zyrtar të MPJ-së, Panariti dhe Rokanas ranë dakord që çështja e delimitimit detar të zgjidhet sipas legjislacionin ndërkombëtar dhe të drejtën e brendshme të të dy vendeve.
Panariti përsëriti kërkesën për shfuqizimin e “Ligjit të Luftës”, një ligj absurd i vjetër i Greqisë, veprim i cili do t`i çonte në një stad të ri në marrëdhëniet e dy vendeve. Gjithashtu ministri Panariti kërkoi nga pala greke shtyrjen e moratoriumit që lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë me dokumentat aktuale që kanë në përdorim, duke qenë se palët kanë avancuar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për këtë çështje.
Nga ana e tij ambasadori grek Rokanas siguroi se Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të asistuar në terma konkretë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE.
Në takim gjithashtu u ra dakord për të zhvilluar takim në formatin ndërministror.
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim moslejimin e kalimit të shtetasve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, për shkak të mënyrës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat e tyre. Gjatë ditës së sotme edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Athinë i ka përcjellë Ministrisë së Jashtme greke shqetësimin e palës shqiptare për këtë veprim, duke kërkuar që autoritet greke të mos pengojnë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Greqi, derisa të arrihet një marrëveshje e përbashkët midis dy shteteve për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com