Panariti: Shqipëria hap dyert për
eksportin e prodhimeve kosovare 

Panariti: Shqipëria hap dyert për<br />eksportin e prodhimeve kosovare 
Shqipëria ka hapur dyert për eksportin e prodhimeve kosovare pa barriera. Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kosovë me homologun e tij Memli Krasniqi.

“Hapja e dyerve të kufirit tani për tani është bërë vetëm për eksportimin e vezëve, për të vazhduar në të ardhmen edhe me projektin e përbashkët për eksportimin e miellit”, u shpreh Panariti duke shtuar se projekti do të nënshkruhet në Prishtinë ose në Tiranë.

Në takim ministri Panariti firmosi edhe njohjen e çertifikatës veterinare me anë të së cilës Kosova do të bëjë eksportin e vezëve nga Kosova në Shqipëri.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Këshilli Agrar i Shqipërisë për herë të parë do të kenë një përfaqësim të bizneseve të të dyja vendeve në panairin që u hap sot në Kosovë, ku do të marrin pjesë edhe bizneset e vendeve tjera, mirëpo fokusi mbetet në produktet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi kërcënon Ballën dhe Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Tedi Blushi kërcënon Ballën dhe Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave