TIRANE-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Panariti nis sot vizitën zyrtare në Athinë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopoulos.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite, ministri Panariti pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës Greke, Karolos Papulias, si dhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve në vendin fqinj.
Gjatë takimeve do të trajtohen çështje të axhendës dypalëshe dhe shumëpalëshe, të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe të rajonit tonë. Mes tyre, padyshim që më e rëndësishmja do të jetë ajo e paktit të ndarjes së ujërave territoriale mes Greqisë dhe Shqipërisë. Athina deri më tani ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së firmosur më parë duke lënë të kuptohet qartë se nuk ka ndërmend të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri që e bëri nul paktin.
Pala shqiptare deri më tani ka qenë kontradiktore në lidhje me negociatat duke pohuar dhe mohuar brenda pak kohësh nisjen e tyre. Në një raport që Ministria i paraqiti pak javë më parë Kuvendit rreshtoheshin tre skenarë të vazhdimësisë së negociatave ndërsa theksohej rreziku i një ngërçi diplomatik Tiranë-Athinë.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com