TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Aleksander Arvizu.
Panariti bisedoi me ambasadorin Arvizu për zhvillimet në rajon dhe ritheksoi edhe njëherë vullnetin e diplomacisë shqiptare për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Ministri Panariti diskutoi me ambasadorin Arvizu edhe çështje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com