NJU JORK - Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u takua me homologun serb, Ivan Mrkiç si dhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
PANARITI ME MRKIC: TE ZBATOHEN MARREVESHJET KOSOVE-SERBI
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Ministri Panariti vlerësoi si shumë të rëndësishme zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se bashkëpunimi gjithpërfshirës rajonal është parakusht i integrimit të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, një ambicie që qëndron edhe në krye të prioriteteve të vendeve tona. Në takim u ra dakord dhe për zhvillimin e një vizite të Ministrit të Jashtëm serb në Tiranë.
Në takimin me Mirkiç, u ra dakord për të punuar për një bashkëpunim më të hapur dhe konkret mes dy vendeve, për nënshkrimin e marrëveshjeve të mbetura pezull dhe të tjerave që plotësojnë kuadrin e nevojshëm ligjor të bashkëpunimit, etj.

PANARITI ME THACIN: VLERESIM PER ARRITJET E KOSOVES
Ndërkaq, në takimin me kryeministrin Thaçi, të dy shprehën vullnetin e palëkundur dhe ndanë mendime për nxitjen dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimin dypalësh në të gjithë fushat me interes të ndërsjelltë.
Ministri Panariti i përcolli edhe një herë Kryeministrit Thaci vlerësimin për arritjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës, të cilat çuan në përfundimin e mbikëqyrjes së institucioneve të Kosovës, duke e konsideruar këtë një shprehje të qartë të besimit se Kosova tashmë është konsoliduar si një shtet funksional, demokratik dhe një faktor i nxitjes së mëtejshme të sigurisë dhe paqes në rajon.
Kryeministri Thaçi dhe Ministri Panariti ranë dakord për të bashkëpunuar më ngushtë edhe ne kuadër të organizatava rajonale mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com