Panariti takon Wolfarth, vlerësim
për bashkëpunimin mes tyre

TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti, takoi sot kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Eugen Wolfarth.

Gjatë takimit, palët konfirmuan vullnetin reciprok për të vazhduar bashkëpunimin që ekziston mes OSBE/ODIHR dhe Shqipërisë, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Ministri Panariti theksoi se “reduktimi i numrit të projekteve që OSBE-ja ka në vendin tonë tregon vlerësim për arritjet dhe maturinë demokratike të Shqipërisë”.
Panariti vlerësoi kontributin e deritanishëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë sa i përket përforcimit të Policisë së Shtetit, përmirësimit të sistemit gjyqësor, fuqizimit të rolit të shoqërisë civile, etj.

Nga ana e tij, Ambasadori Wolfarth shprehu vlerësim për nivelin e bashkëpunimit me institucionet shqiptare. Ai vlerësoi gjithashtu vullnetin e mirë të faktorëve politikë, përsa i përket amendimit të Kodit Zgjedhor.

(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata